Ishin konfliktuar edhe më parë, si ndodhi sherri me 2 viktima në Kavajë

Ishin konfliktuar edhe më parë, si ndodhi…

Policia ka zbardhur detaje të tjera nga ngjarja e rëndë që ka tronditur mbrëmjen e shkuar qytetin e Kavajës. Pas një konflikti dy persona mbetën të vrarë. Bëhet me dije se dy 43-vjeçarët që mbetën të vdekur, ishin konfliktuar para tre ditësh.

Ndërsa, përballja e djeshme ishte realizuar në kuadër të një takimi sqarues, por përfundoi me dy viktima. Edmond (Armand) Gosa dhe Altin (Sali) Rexha kishin shkuar të përgatitur në takim, pasi Gosa kishte marrë një thikë me vete, ndërsa tjetri një armë zjarri.

Ata u takuan në një lokal të qytetit ku fillimisht janë konfrontuar edhe fizikisht. Më pas, Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke qëlluar tre herë me armë zjarri.

Më pas kanë qenë qytetarët që lajmëruan policinë dhe ambulancën. Të dy të plagosurit  u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por për fat të keq nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra. Gosa ishte një person me precedentë penalë pasi ka qenë i dënuar më parë për vrasje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit