Ishin në ekspeditë mësimore, helmohen 2 nxënëse 13 vjeçare nga Tirana

Ishin në ekspeditë mësimore, helmohen 2 nxënëse…

Një ngjarje ende në hetim ka ndodhur në qytetin e Pogradecit.

Dy minorene banuese në Tiranë, raportohet se janë paraqitur me shenja helmimi ditën e sotme në spitalin e Pogradecit.

Dy vajzat e moshës 13 vjeç, mësohet se kanë qenë pjesë e një ekspedite mësimore, dhe dyshohet se janë helmuar gjatë një dreke në fshatin Tushemisht.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 29.05.2021, rreth orës 16:55, në Spitalin e Pogradecit, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetaset K. Sh. dhe Xh. S., 13 vjeçe, pjesëtare të një ekspedite mësimore nga Tirana, që dyshohet se mund të jenë helmuar duke drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht, Pogradec, të cilat aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit