Ishin në gjumë, digjet banesa në Përrenjas, shpëtojnë mrekullisht familjarët

Ishin në gjumë, digjet banesa në Përrenjas,…

Një banesë është djegur plotësisht në fshatin Rrajcë Fushë të njësisë administrative Rrajcë në Prrenjas. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Si fillimi familja ka vënë re luhatjet e tensioni. Flakët janë shfaqur në korridor dhe më pas janë përhapur kudo.

Familjarët ishin duke fjetur, dhe më pas të alarmuar kanë dalë që të gjithë jashtë, por në banesë ka mbetur e moshuara.
Vetëm pak minuta më vonë ajo është nxjerrë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë që zjarrfikësit kanë mundur të izolojnë flakët dhe zjarrin që vuri në rrezik edhe një banesë tjetër.

/Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit