Ishin parkuar jashtë servisit, shkrumbohen dy makina në Vaun e Dejës

Ishin parkuar jashtë servisit, shkrumbohen dy makina…

Një servis në Vaun e Dejës është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë, janë shkrumbuar plotësisht dy automjete të parkuara ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Nuk dihen ende shkaqeyt e zjarrit.

Njoftimi i plotë:

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Dejë, Vau i Dejës, në ambientet e jashtme të një servisi automjetesh, në pronësi të shtetasit D. S., 44 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur plotësisht, 2 automjete të parkuara.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet hetimore, për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”-thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit