Ishin të armatosur, 'maskat' grabisin një bankë në Peshkopi

Ishin të armatosur, ‘maskat’ grabisin një bankë…

Grabitësit e armatosur, kanë tentuar të vjedhin një institucion financiar në Peshkopi. Mësohet se persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e kredo.al, një institucion financiar që jep kredi me interesa të larta, dhe pa dokumente shtesë veç kartës së identitetit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10.00, në një filial banke në qytetin e Peshkopisë, një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po kqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit