ISHP: Pirja e alkoolit dhe duhanit së bashku, rrit rrezikun e prekjes nga COVID-19

ISHP: Pirja e alkoolit dhe duhanit së…

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë mos konsumimin e alkoolit dhe duhanit së bashku mund të rrisë rrezikun e prekjes nga infeksioni.

Sipas ISHP-së, në asnjë rrethanë nuk duhet të pini asnjë lloj produkti alkoolik si një mjet për parandalimin ose trajtimin e infeksionit COVID-19. Konsumimi i alkoolit nuk do t’iu mbrojë nga COVIDI.

“Shmangni konsumimin e alkoolit në mënyrë që të mos ç’rregulloni sistemin tuaj imunitar dhe rrezikoni shëndetin e të tjerëve.

Mos e përdorni alkoolin si një mënyrë për të përballuar emocionet dhe stresin tuaj pasi izolimi dhe pirja mund të rrisin rrezikun për vetëvrasje. Kërkoni ndihmë nëse keni mendime vetëvrasjeje. Kërkoni ndihmë nëse mendoni se ju apo dikush tjetër afër jush ka pirë më shumë sesa duhet”, rekomandojnë ekspertët.

Më tej, ata informojnë se përzierja e alkoolit me ilaçe, i bën këto të fundit më pak të efektshme.

“Mos përzieni alkoolin me ilaçe qofshin edhe me natyrë bimore pasi kjo mund t’i bëjë këto ilaçe më pak efektive ose mund të rrisë fuqinë e tyre në nivel ku ato bëhen toksike dhe të rrezikshme. Shmangni pirjen e alkoolit dhe duhanit së bashku sepse kjo rrit rrezikun për t’u prekur nga COVID.

“Mos përzieni alkoolin me ilaçe qofshin edhe me natyrë bimore pasi kjo mund t’i bëjë këto ilaçe më pak efektive ose mund të rrisë fuqinë e tyre në nivel ku ato bëhen toksike dhe të rrezikshme. Shmangni pirjen e alkoolit dhe duhanit së bashku sepse kjo rrit rrezikun për t’u prekur nga COVID.

Diskutoni me prindërit dhe fëmijët, problemet që lidhen me pirjen dhe COVID-19 siç janë shkeljet e rregullave të karantinës dhe distancës fizike të cilat mund të përkeqësojnë pandemine.

Ndërkaq, ekspertët thonë se edhe fëmijët duhet të monitorohen nga ana e prindërve të tyre për gjithçka që shohin në televizor sepse ka shumë reklama që promovojnë pirjen e alkoolit, ç’ka stimulon edhe fillimin e hershëm të pirjes së alkoolit.

“Sigurohuni që ti mbani fëmijët larg alkoolit dhe mos pini në prani të tyre. Monitoroni kohën e kaluar përpara ekranit të fëmijëve tuaj pasi TV dhe media të tjera ka shumë reklama që mund të promovojë pirjen e alkoolit dhe mund të stimulojnë fillimin e hershëm të alkoolpirjes”, përfundojnë ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit