ISHSH mbyll Call Center-in ku u regjistruan 15 raste me Covid-19

ISHSH mbyll Call Center-in ku u regjistruan…

Inspektoriati Shterëror Shëndetësor mbyll Call-Center ku u regjistruan 15 raste të reja me Covid-19.

Ky Call Center ndodhej në ish-Uzinën Tirana në zonën e Laprakës dhe prej disa ditësh është shndërruar në burimin kryesor të rasteve të reja të personave të infektuar me COVID-19, me më shumë se 20 persona të testuar pozitiv vetëm gjatë këtyre ditëve.

 

Burime pranë gazetës TemA bëjnë me dije se call-centeri në fjalë ka operuar i pashqetësuar gjatë të gjithë kohëzgjatjes së gjendjes së emergjencës dhe se rastet e shumta të të infektuarve koronavirus janë dukshëm rezultat i mospërfilljes së masave qeveritare në lidhje me operimin e call center-ave në kushtet e pandemisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit