
Një adoleshent i adoptuar, i njohur në TikTok, ka vrarë veten pasi arriti të gjejë prindërit e tij biologjikë, por u refuzua për herë të dytë prej tyre, njoftuan familjarët.
Adoleshenti Liu Xuezhou ishte bërë shumë i njohur në rrjetet sociale kineze pasi kishte postuar videon e detajuar në kërkim të pridërve të tij biologjikë.
Tragjikisht prindërit e tij adoptues kishin vdekur kur ishte vetëm katër vjeç në një aksident të tmerrshëm me fishekzjarre dhe ai u dërgua të jetonte me gjyshërit e familjes.
Në letër ai pranonte gjithashtu se ishte abuzuar seksualisht nga një mësues kur ishte më i ri, për çka nuk i kishte treguar ndonjëherë njeriu.
Liu publikoi me gëzim për ndjekësit e tij në dhjetor 2021 lajmin se kishte arritur të gjente familjen e tij biologjike, të cilët asokohe ishin divorcuar dhe kishin nisur secili një jetë të re.

