Ishte arratisur në Kanada/ Arrestohet shqiptari që vrau policin dhe djalin e tij 8-vjeçar

Ishte arratisur në Kanada/ Arrestohet shqiptari që…

Ekzekutimi ka ndodhur në vitin 2000. Autori i bëri pritë kur kishte shkuar me familjen në plazh.

Një shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e një oficeri të policisë shqiptare dhe fëmijës së tij 8-vjeç në vitin 2000, është arrestuar nga policia kanadeze. Ëngjëll Brahimi, i cili kishte emigruar drejtë Kanadasë, duke përdorur identitet të rremë është kapur në Quebec, ku edhe ishte vendosur për të nisur një fillim të ri.

“Pas atentatit në vitin 2000, ai u arratis në Greqi, më pas në SHBA dhe më në fund në Kanada, me emër të rremë, madje duke marrë nënshtetësinë kanadeze”, thuhet në dokumentin për ekstradim ndaj Ëngjëll Brahimit, të depozituar këtë javë në Gjykata e Montrealit.

“Le Jorunal de Montreal” shkruan se në atë kohë, Brahimi ishte i inatosur me policin për vdekjen e vëllait të tij. Pasi kishte thurur planin e hakmarrjes, Brahimi kishte vënë në shënjestër kreun e hetimeve penale Astrit Braçe.

Kur shënjestra e tij kishte shkuar në plazh me gruan dhe fëmijët, Brahimi i ka zënë pritë duke e ekzekutuar me kallashnikov.

Të shtënat në plazh

Brahimi filloi të qëllonte drejt shënjestrës, por vrau një fëmijë dhe plagosi dy persona, duke mos arritur që ta vriste objektivin.

“Kriminel, ma vrave djalin!” thërriste nisur e dëshpëruar nëna e fëmijës ndërsa oficeri i lartë i shpëtoi plumbave. Megjithatë Brahimi nuk e la me kaq, i zuri pritë buzë të një lumi, e ekzekutoi dhe trupi u gjet të nesërmen.

Pas atentatit Ëngjëll Brahimi ishte vendosur në Quebec, ku kishte rindërtuar jetën e tij si shofer kamioni me emrin, Piro Kota.

Edhe në mungesë të tij, autoritetet shqiptare e gjykuan dhe e dënuan me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim për hakmarrje, vrasje, tentativë vrasje dhe armëmbajtje të ndaluar.

Interpol

Në vitin 2018, Interpoli besohej se e kishte gjetur atë në Quebec. Madje policia gjeti pseudonimin e tij, por u desh pak kohë për të konfirmuar se ishte vërtet i njëjti person.

I arrestuar dhjetë ditë më parë, Brahimi nuk e kishte fshehur identitetin e tij të vërtetë, madje duke shpjeguar udhëtimin e tij për të përfunduar në Quebec. Aktualisht i ndaluar, ai do të përpiqet të lirohet me kusht javën e ardhshme në gjykatën e Montrealit.

Ai përfaqësohet nga avokatët penalë Andreë Barbacki, Jordan Trevick dhe Sara Abdel-Malik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit