Ishte baba i një fëmije disa muajsh, efektivi i policisë greke gjendet i vdekur në makinën e tij shumë pranë komisariatit

Ishte baba i një fëmije disa muajsh,…

Ngjarja tragjike është zbuluar pak më parë në Greqi, aty ku një oficer policie dyshohet se ka vrarë veten.

Janë shokuar oficerët e policisë që njihnin efektivin e komisariatit të Policisë në Eretria, i cili u gjet i vdekur në makinën e tij në një distancë të shkurtër nga komisariati.

Ai është një oficer 30-vjeçar, i cili përshkruhet nga kolegët e tij si një profesionist i shkëlqyer që gjithmonë e ka bërë punën e tij në mënyrë të qëndrueshme.

“Ai ishte një nga oficerët më të mirë të Evia dhe një nga oficerët më të rinj që u dallua”, tha shefi i viktimës.

Informacionet e para dyshojne për vetvrasje. Mësohet se oficeri i policisë Panagiotis Bakoutis ishte martuar 10 dite më parë dhe ishte baba i nje fëmije disa muajsh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit