Ishte djalë i vetëm, kush është 20-vjeçari që vdiq sot në gomisteri?

Ishte djalë i vetëm, kush është 20-vjeçari…

Rafael Tafaj është i riu i cili gjeti vdekjen tragjikisht ditën e sotme në Durrës, teksa po punonte në një gomisteri.

Ai ishte djalë i vetëm dhe punonte për të ndihmuar sadopak familjen.

Ai po ndërronte gomën e një kamioni, por kjo e fundit ka shpërthyer dhe e ka përplasur atë fort duke i shaktuar plagë të rënda.

20-vjeçari ka humbur jetën në spital, ndërsa banorët e zonës ngrenë akuza drejt ambulancës dhe policisë për vonesën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit