Ishte duke kullotur bagëtitë, 37-vjeçari ndërron jetë pasi goditet nga vetëtima (EMRI)

Ishte duke kullotur bagëtitë, 37-vjeçari ndërron jetë…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, pasi një person rreth 37-vjeç ka ndërruar jetë, pasi u godit nga një vetëtimë.

Burime për “Panorama” konfirmojnë se djali me origjinë nga fshati Picar, Besmir Koko ishte me bagëti, në Dropull kur është goditur nga vetëtima.

Në orët e pasdites rrethi i Gjirokastrës është shoqëruar me reshje shiu dhe stuhi që pasoi më pas edhe me vetëtima.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit