Ishte duke punuar në bodrumin e pallatit, plagoset rëndë punëtori në Tiranë

Ishte duke punuar në bodrumin e pallatit,…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në Tiranë, ku një punëtor është rrëzuar nga shkallët teksa punonte në bodrumin e një pallati.

35-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa nuk dihen ende kushtet e sigurisë në të cilat po punonte.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 19.06.2021, rreth orës 12:50, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, duke punuar në bodrumin e një pallati, është rrëzuar nga shkallët, punëtori shtetasi K. A., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit