Ishte duke punuar në shtëpinë e motrës, humb jetën 64-vjeçari nga shembja e kolonës

Ishte duke punuar në shtëpinë e motrës,…

Një 64-vjeçar ka humbur jetën pasi një kolonë banese e zuri poshtë. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, në fshatin Shushicë të Elbasanit, ku viktima F. F., ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në një ndërtesë të pabanuar dhe të amortizuar. Banesa ishte në pronësi të kunatit të tij, burrit të motrës. Si pasojë ai është dëmtuar rëndë dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Më datë 12.03.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Shushicë, shtetasi F. F., 64 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), është shembur një kolonë e banesës. Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit