Ishte duke punuar/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 54-vjeçari në Shkodër

Ishte duke punuar/ Ra në kontakt me…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Bëhet me dije se një 54-vjeçar ka humbur jetën për shkak se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se viktima ishte duke punuar në lagjen “10 korriku” për të riparuar ndriçuesit, pasi punonte si elektricist në Bashkinë Shkodër.

Rreth orës 10:05, shtetasi Sh. D., 54 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, punonjës i Sektorit të Ndriçimit në Bashkinë Shkodër, gjatë kohës që ka qenë duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës, në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit