Ishte duke punuar tokën/ 55-vjeçarin e zë poshtë zetori në Lushnje, humb jetën

Ishte duke punuar tokën/ 55-vjeçarin e zë…

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 55-vjeçari në Dushk të Lushnjës. Agron Bali, ishte duke frezuar tokat e ullishteve në kodra me mjet bujqësor. Një manovrim i gabuar ka bërë që zetori të përmbyset dhe ta zërë poshtë 55-vjeçarin.


Drejtuesi i mjetit ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra nga pesha e lartë e mjetit bujqësor. Trupi i të ndjerit është dërguar ne morgun e spitalit të Lushnjës për ekzaminime mjeko-ligjore.


Në datë 27.04.2023, në fshatin Dushk Sektor, Lushnjë, shtetasi A. B., 55 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin A. B., i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes” – njofton policia vendore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit