Ishte duke vendosur një tendë/ Bie nga kati i tretë dhe vdes 54-vjeçari, dalin fotot

Ishte duke vendosur një tendë/ Bie nga…

Ditën e djeshme ka humbur jeten aksidentalisht në lagjen Nr. 6 të qytetit të Durrësit, punëtori 54-vjeçar Petrit Lutfi Minçe. Mësohet se kabulli i pajisjes është shkëputur.

Ai ishte duke vendosur një tendë në një prej apartamenteve në pallatet e lagjes Nr.6, kur humbi ekuilibrin dhe ra nga kati i tretë i godinës.

Në vendin e ngjarjes ende kanë mbetur veglat e tij të punës me të cilën po punonte. Ai la pas 3 fëmijë. Familjarët njoftojnë se varrimi i Titit, siç njihej nga të gjithë, do të bëhet në orën 14.00.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit