Ishte e fiksuar pas të pasmeve të Kim Kardashian, 26 vjeçarja paguan 60 mijë dollarë për një palë të tilla

Ishte e fiksuar pas të pasmeve të…

Një modele “Instagrami”, e njohur edhe si sozia indiane e Kim Kardashian ka zbuluar se ka shpenzuar thuajse 60 mijë dollarë për të rritur të pasmet e saj, për ti ngjarë sa më shumë idhullit të saj Kim.

Shilpa Sethi, 26 vjeç, ka fituar një ushtri ndjekësish në “Instagram”, 4.6 milionë, vetëm falë formave të saj fizike.

Shilpa, e cila jeton në Nju Delhi, i është nënshtruar 4 operacioneve në 2 vjet, për të transformuar trupin e saj në pjesën e pasme.

Ajo poston rregullisht foto në “Instagram”, ku shfaqet me të brendshme. Tashmë kjo është mënyra sesi 26 vjeçarja siguron të ardhura të majme mujore ndërsa më herët ka punuar si Make-Up Artist dhe ëeb dizajner.

Tani fokusi i saj është modelingu me kohë të plotë. Ajo beson se është bërë popullore në rrjet falë linjave të saj, që për Indinë janë krejt të pazakonta.

Për Shilpën nuk kanë munguar mesazhet as nga personazhe të njohur, mes tyre rreperë të famshëm apo sportistë e atletë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit