“Ishte e pafajshme”/ Vrasja e Etleva Kurtit, fqinjët: Këtu s’ka shtet! Ministri i Drejtësisë të dorëhiqet

“Ishte e pafajshme”/ Vrasja e Etleva Kurtit,…

Familja e Etleva Kurtit ka hapur sot dyert e mortit. Ajo ishte një nga viktimat e Dan Hutrës ditën e djeshme. Vetë autori tregoi ka treguar se shkoi në banesë për të vrarë vëllain e saj, pasi ishte zënë në burg me vëllain tjetër Vladimir Kurti. Por, duke qenë se ai nuk kishte qenë në banesë vrau Etlevën.

Sakaq fqinjët kanë dhënë dëshminë, duke e cilësuar ngjarjen e tmerrshme. Një prej tyre tha se vrasja e Etlevës mund të shmangej nëse shteti do të funksiononte si duhej. Sakaq, ai kërkoi që ministri i Drejtësisë dhe drejtori i policisë duhet të japin dorëheqjen.

“Të vrasësh një njëri të pafajshëm kjo është katastrofë. Janë një familje e mirë, djali ka bërë një sherr ai e paguan. Ne nuk kemi shtet, të besh vrasje, atje në Greqi ministri i rrugës dha dorëheqjen, ministri i Drejtësisë duhet të kishte dhënë dorëheqjen, edhe drejtori i Policisë. Me ngjarjen jemi tepër të tronditur. Ishte krejt e pafajshme. Kjo gruaja dhe vajza nuk ruheshin. Se nuk vritet femra “. tha një prej fqinjëve.

Etleva po dërgohet për në banesën e saj të fundit në Burrel.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit