Ishte furnizuar në Serbi, Policia e Kosovës arreston një shtetas që po fuste 6300 fishekë në doganë

Ishte furnizuar në Serbi, Policia e Kosovës…

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë bëhen gjithmonë e më të dukshme, e kur ndërkombëtarët po negociojnë për paqe mes dy vendeve. Madje në Mitrovicën e Veriut, popullata serbe ka provokuar edhe tensione, si rasti i barikadave të vendosura apo edhe të shtënat me armë drejt patrullave të policisë.

Së fundmi një shtetas serb është arrestuar këtë të martë, në veri të Kosovës, teksa tentoi të fuste në fshatin Jashanicë të Leposaviçit rreth 6.300 fishekë.

Policia e Kosovës njoftoi se i dyshuari i moshës 42 vjeç është shoqëruar në Komisariat për të dhënë shpjegime mbi tentativë për të futur municione luftarake pa deklarim. Ai do të mbahet në paraburgim të paktën 48 orë dhe më pas do të vendoset nëse do të dalë përpara gjykatës për t’u dënuar apo jo me burg.

Njoftimi i Policisë:

“Sot, më 21.02.2023, rreth orës 13:30, në fsh. Jashanicë të Leposaviqit, në një pikë kontrolli, Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Veriu, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë të cilën e drejtonte një mashkull serb. Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë. Policia vazhdon me aktivitete të shtuara për të ofruar siguri dhe për të parandaluar aktivitetet kriminale përfshirë parandalimin e kontrabandës në pjesën veriore të vendit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit