Ishte i infektuar me Covid-19/ Gjendja e ish-deputetit socialist po kalon...

Ishte i infektuar me Covid-19/ Gjendja e…

Ishte i infektuar me Covid-19 ish-deputeti i PS-se, Fatmir Toçi.

Sipas burimeve për gazeta “Shqip” gjendja e ish-deputetit socialit është rënduar dje dhe mjekët janë detyruar që ta dërgojnë në Reanimacion.

Nje dite me pare Toçi kishte shperndare nje status ne Facebook ku i bente thirrje qytetareve te mernin masa dhe te ruheshun nga Covid-19.

“Interesimi i të afërmve, miqve, të njohurve dhe dashamirësve të shumtë për gjendjen time shëndetësore, pas prekjes nga Covid-19 ma ka bërë më të lehtë përballimin e kësaj situate, si pjesë e rëndësishme e trajtimit shëndetësor që po përdoret, me sa duket deri tani, me sukses.

Në pamundësi për t’iu përgjigjur mijëra mesazheve dhe interesimeve të vazhdueshme në forma të tjera nga e gjithë bota, informoj se gjendja duket e stabilizuar, edhe pse beteja me Covidin-19 vazhdon dhe, me sa duket, do të zgjasë akoma.

Zoti i ruajttë dhe u dhëntë forcë! Shoqëria ka nevojë jetike për ata sot më shumë se kurrë, ashtu sikurse edhe ata kanë nevojë që të gjithë ne të jemi më të ndërgjegjshëm e më të përgjegjshëm përsa po ndodh realisht në të gjithë botën.”- shkruan deputeti.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit