Ishte i prekur nga Covid-19| Shqiptari del të shesë drogë, fqinjët e spiunojnë

Ishte i prekur nga Covid-19| Shqiptari del…

Kishte marr urdhër të mos dilte nga shtëpia pasi ishte pozitiv nga Covid-19, por shqiptari nuk i’u bind. Një 26-vjeçar është arrestuar në zonën e La Sapienza pasi theu karantinën për të shitur kokainë. Ai u spiunua nga fqinjët e tij pasi konstatuan se doli nga banesa kur ende nuk ishte shëruar nga koronavirus.  

Oficerët i’u vunë pas 26-vjeçarit duke e kapur pasi kishte shitur një pako kokainë. Gjatë kontrolleve në makinën e tij i është gjetur një sasi tjetër kokaine e fshehur poshtë sendiljes dhe 500 euro. Në kontrollin që iu bë në shtëpinë e tij, iu gjetën edhe 7400 euro të tjera, të cilat gjithashtu iu sekuestruan, pasi u konsideruan të ardhura nga aktivitetet e trafikut të drogës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit