Ishte i shtruar në QSUT, infektohet me koronavirus 48-vjeçari nga Gjirokastra

Ishte i shtruar në QSUT, infektohet me…

Konfirmohet rasti i parë i infektuar me koronavirus në qytetin e Gjirokastrës. Ka rezultuar pozitiv me COVID-19 një 48-vjeçar nga lagjja “Zinxhira”.

Mësohet se 48-vjeçari ka qenë i shtruar prej dy javësh në QSUT, te Reparti i Hematologjisë, dhe më pas është nxjerrë nga spitali dhe është kthyer në Gjirokastër. 48-vjeçari e ka marrë virusin në QSUT, raporton News 24.

Menjëherë pas daljes së tij pozitiv, strukturat shëndetësore në Gjirokastër kanë karantinuar 16 persona në total, kontakte të të infektuarit, që është kthyer prej tre ditësh nga Tirana.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit