Ishte infektuar me koronavirus, ndërron jetë prokurori në Kosovë

Ishte infektuar me koronavirus, ndërron jetë prokurori…

Lajm i hidhur vjen nga Kosova.

Prokurori Esat Ademi, mësohet se ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Lajmin e ka kofirmuar Kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku.

“I ndjeri ka qenë i infektuar me koronavirus. Ai qenë i shtruar në Spitalin e Gjilanit prej datës 8 korrik. Pastaj është transferuar në Shkup dhe sot në mëngjes ka ndërruar jetë”, deklaroi Maloku.

Ademi ishte prokuror në Prokurorin e Gjilanit.

Rreth një muaj më parë kishte vdekur edhe një prokuror tjetër i Gjilanit.

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Ismet Ukshin, i cili ishte i prekur me COVID-19, ka vdekur më 18 korrik.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit