Ishte infektuar nga Covid-19, ndërron jetë ish-ushtaraku i lartë

Ishte infektuar nga Covid-19, ndërron jetë ish-ushtaraku…

Ka humbur jetën në Spitalin Shefqet Ndroqi nga Covidi, ish-ushtaraku Petrit Myftiu.

Myftiu ka qenë një nga eksponentët kryesor të Flotës Luftarake Detare Shqiptare. Ai e filloi karrierën si kapiten nëndetëseje në moshën 23 vjeçare, duke vijuar më pas si Shef i Shtabit të Brigadës Nëndetëse në Vlorë.

Me pas Myftiu ka kaluar ne Durrës si Komandant i Bazës Ushtarake Detare në Bishtpalle.

Ne përfundim te karrierës së tij, ai ka qenë Drejtor i Flotës Tregtare të Shqipërisë, me qendër në Durrës./Fax News

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit