Ishte kthyer nga Anglia, autori i krimit në Roskovec njihej si problematik

Ishte kthyer nga Anglia, autori i krimit…

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm fshatin Vidhisht, në Roskovec, ku një 35-vjeçar vrau me armë gjahu ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas mori peng ish-bashkëshorten.

Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar është Refit Buzi. Ai akuzohet se qëlloi për vdekje Kosta Plakën, ndërsa plagosi bashkëshorten e tij, Belere Plaka. Pas ngjarjes, ai dyshohet se mori me forcë ish-bashkëshorten, Rozalina Plaka, dhe u largua nga vendi i krimit.

Burime bëjnë me dije se 35-vjeçari kishte jetuar si emigrant në Angli dhe ishte kthyer prej disa kohësh në Roskovec. Sipas banorëve të zonës, ai njihej si person problematik dhe kishte pasur konflikte të mëparshme.

Familjarët e viktimës shprehen krimi ishte i planifikuar. Ai deklaroi se autori kishte pasur më herët probleme me drejtësinë, duke u arrestuar tri herë, por ishte liruar në çdo rast.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit