Ishte larguar prej 1 muaji nga shtëpia/ Ky është 28-vjeçari që u gjet i mbytur në lumin Shkumbin

Ishte larguar prej 1 muaji nga shtëpia/…

Një ngjarje e rëndë u zbulua pasditen e djeshme pranë fshatit Jagodinë, ku një i ri u gjet i mbytur në lumin Shkumbin nga banorët e zonës. Fillimisht ishte i vështirë identifikimi i kufomës për shkak se trupi ishte dekompozuar, por më pas u mësua se bëhet fjalë për shtetasin Eridjon Topi, 28-vjeç. banues në Elbasan, sipas deklarimeve te familjarëve dyshohet se vuante nga depresioni dhe se rreth 1 muaj ishte larguar nga banesa dhe nuk kanë pasur kontakt.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë por paraprakisht dyshohet se ai mund të kishte dy ditë që ishte mbytur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit