Ishte lidhur me shokun e tij të ngushtë, 54-vjeçari vret me thikë ish-gruan!

Ishte lidhur me shokun e tij të…

Një ngjarje trsgjike është regjistruar në Greqi. Një 54-vjeçar ka vrarë me thikë ish-gruan e tij, pasi zbuloi se ajo kishte nisur një romancë me shokun e ngushtë të tij. Ngjarja ka ndodhur konkretisht në zonën e Peristerasit. .

Çifti ishin prindër të një dy djemve 25 vjeç dhe 22 vjeç dhe dy vajzave binjake të moshës 18-vjeçare. 54-vjeçari dhe viktima 48 vjeçare kishin disa muaj që ishin divorcuar, teksa 48-vjeçarja banonte në një shtëpi që kishte marrë me qira përkohësisht. Autori kishte shkuar ta takonte për t’u sqaruar pasi kishte marrë vesh vendbanimin e saj, por kjo e fundit kishte refuzuar.

Në debat e sipër ai e kishte qëlluar me thikë duke i sjellë vdekjen e menjëhershme. Pas ngjarjes, ai ka hipur në një shkëmb duke tentuar vetëvrasjen por është ndaluar nga policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit