Qytetarët me arrest shtëpie lëvizin lirshëm në kryeqytet, policia qëndron sy mbyllur

Qytetarët me arrest shtëpie lëvizin lirshëm në…

Policia në vendin tonë vijon të qëndrojë e heshtur dhe në gjumë. Masat e arrestit shtëpiak nuk zbatohen nga shumë persona por të paktëta janë rastet që zbulohen nga Policia e Shtetit.

Kjo për shkak të mos kontrollit, pasi policia e ka më të lehtë të hap krahun në ndonjë shesh pushim dhe të flerë gjumë në turnin e saj.

Qytetarët të cilët janë të dënuar më këtë masë arresti gjenden lehtë në rrugët e kryeqytetit, në lokalet e kryeqytetit pasi ata lëvizin lirshëm.

Por, këtë të premte një 39-vjeçar u arrestua në Mallakastër. Ai u vu në pranga pasi u konstatua në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

39 vjeç do të dënohet për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Mësohet se masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” i është dhënë për për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit