Ishte me gazetarin Lela, gjendet i vdekur alpinisti i aksidentuar në Pukë

Ishte me gazetarin Lela, gjendet i vdekur…

Gjatë ditës së djeshme, gazetari Alfred Lela I cili ishte bashkë me dy alpinistë, u përfshi në një aksident. Pasi përfunduan në greminë, gjendja shëndetësore e gazetarit hde njërit nga alpinistët u paraqit shumë mirë, teksa humbi jetën alpinistiti tjetër I zhdukur në greminë. Policia njofton se 60-vjecari Ndoc Mula, alpinisti i aksidentuar këtë të enjte në Malin e Munellës në Pukë fatkeqësisht është gjetur i pajetë. Mulaj ishte pjesë e ekspeditës me një grup personash të tjerë.

Njoftimi i policise:

Pukë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë ku dy alpinistë duke eksploruar në Malin e Munellës kanë rrëshkitur duke rënë në humnerë ku njëri prej tyre shtetasi I. Sh u gjet gjatë kërkimeve dhe u transportua në spital ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrëfikses, pjestarë të shoqatës së alpinistëve Pukë dhe banorë të zonës kanë vijuar kërkimet në kushte klimaterike të vështira dhe terren të thepisur.

Pas disa orë kërkimesh është gjetur i pajetë shtetasi N. M dhe po vijon puna për nxjerrjen e trupit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit