Ishte me mision në Afganistan, ndërron jetë ushtari shqiptar

Ishte me mision në Afganistan, ndërron jetë…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Afganistan, ku ka ndërruar jetë një ushtar shqiptar, i cili ishte me mision. Sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Mbrojtjes, ngjarja ka ndodhur rreth orës lokale 22:40 në Afganistan, vend ku shqiptari ishte dërguar me mision.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ushtari shqiptar është Xh. Iljazi, 45 vjeç, me detyrë Major i Policisë Ushtarake. Lidhur me rastin ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila gjithashtu pretendon se nuk ka asnjë detaj lidhur me shkakun përse ka ndodhur ngjarja, ndërsa shton se për të kanë nisur hetimet.

Ndër të tjera në deklaratën zyrtare, Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet familjes të të ndjerit por nuk japin asnjë detaj se kur trupi i tij do të sillet në Shqipëri për t’u prerë në banesën e fundit.

 

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për herë të parë pas lajmit të vdekjes së ushtarakut shqiptar, Xh.Iljazi. Sipas Ministrisë, ende nuk dihet shkaku i vdekjes së 45-vjeçarit, i cili ishte dërguar me mision, por për të kanë nisur hetimet. Ndërkohë që u shprehin ngushëllimet familjarëve, Ministria nuk jep detaje se kur do të kthehet në atdhe trupi i majorit.

NJOFTIMI ZYRTAR: 

Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J. Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.  Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin. Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur./dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit