Ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet 54 vjeçari

Ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet…

Një 54 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është arrestuar nga Policia në Elbasan. Ai është Ramazan Ereqi.

Shërbimet e Policisë Elbasan, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: – Ramazan Ereqi, 54 vjeç, banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali, në datën 25.11.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit