Ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

Ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge,…

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në pragat e policisë, me qëllim ekstradimin drejtë Italisë.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi P. H., 34 vjeç, banues në Peqin.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Brescias, Itali, në datën 26.02.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

  • P. H., 34 vjeç, banues në Peqin.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Brescias, Itali, në datën 26.02.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit