Ishte në kërkim për dhunë seksuale, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Itali

Ishte në kërkim për dhunë seksuale, dënohet…

Një 44-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk është me dije është arrestuar nga policia në Brenner. Sipas mediave italiane, shqiptari akuzohet për dhunë seksuale ndaj një prej vajzave të tij të vogla dhe gruas. Ai  ishte një person në kërkim, urdhri për arrestim ishte vendosur në 13 Prill 2018 nga Prokurori Publik i Udinës.

44-vjeçari u arrestua më 3 shkurt në vendkalimin hekurudhor Brenner nga agjentë nga Selia e Policisë dhe Komisioneri i Policisë së Shtetit Udine dhe është vendosur të dënohet me 10 vite burg.

Masa penale parashikon gjithashtu humbjen e përgjegjësisë prindërore dhe ndalimin e afrimit në vendeve të frekuentuara nga të miturit.

Hetimet kishin filluar në fillim të vitit 2015, kur Policia kishin marrë një raport të organeve shkollore të një prej vajzave më të vogla të burrit. Skuadra hetimore zbuloi më pas një pamje të abuzimit, dhunës fizike dhe psikologjike, që babai kreu ndaj gruas dhe vajzave të tij dhe në veçanti, ndaj njërës prej tyre. Për t’i dhënë fund makthit, familja u vendos në mbrojtje.

Kërkimet e gjata dhe të hollësishme të kryera bënë të mundur konstatimin se i arratisuri ishte zhvendosur në Gjermani, në një qytet afër Këlnit. Monitorimi i burrit bëri të mundur  praninë e tij në bordin e një treni që nga Këln, do ta kthente atë në Udine.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit