Ishte në një lidhje direkte, një e panjohur shkon dhe puth gazetarin live

Ishte në një lidhje direkte, një e…

Ndodh shpesh që në lidhjet live gazetarët të përballen me të papritura. Por, një ngjarje e pazakontë dhe njëkohësisht e bukur i ka ndodhur një gazetari në Moldavi, teksa në lidhje direkte duke raportuar.

Në atë momente një kalimtare e rastit i afrohet gazetarit australian JohnPaul Gonzo dhe i dhuron një puthje puthje live. Ky moment ishte i papritur për gazetarin, i cili për një moment u vu edhe në siklet dhe më pas i tha vajzës “je shumë e lezetshme”. Ndërsa shtoi se ky do të mbetet një kujtim i bukur nga regjistrimi i reportazhit në Moldavi.

Video është shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale dhe bëri shumë ndjekës që të qeshnin, por nuk kanë munguar as polemikat. Disa komente thonë se nëse rolet do ishin ndryshe dhe puthjen t’ia kishte dhënë një djalë gazetares do komentohej si ngacmim seksual.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit