Ishte në vagonin e dytë/ Heroi 20-vjeçar theu dritaren e trenit dhe shpëtoi shumë njerëz

Ishte në vagonin e dytë/ Heroi 20-vjeçar…

Në mes të tragjedisë dhe pamjes së trishtueshme, dallohen ato histori që shkaktojnë emocione dhe na kujtojnë se sado dramatike të jenë momentet, ka copa shprese.

Ndërsa numri tragjik rritet dhe ankthi për të bllokuarit nën tren intensifikohet, një postim në Facebook i një mjeku në Spitalin Universitar të Larisës, Eris Tziastoudis, jep një tjetër pamje të tragjedisë në Tempi.

Sipas këshilltarit administrativ të Shoqatës së Mjekëve të Larisës, një student 20-vjeçar ka rënë në sy me veprimin e tij heroik, kur ka mundur të thyejë vetë xhamin dhe të shpëtojë të paktën dhjetë të rinj, djem dhe vajza, shkruan Zougla.

Arsyeja e studentit Andreas Alikaniotis, i cili doli thuajse i padëmtuar nga vagoni i 2-të dhe duke sfiduar rrezikun, zjarrin e madh që digjej pranë tij, ishte të shpëtonte sa më shumë njerëz dhe ia doli.

Postimi i mjekut:

Megjithëse sot qielli u mbush me engjëj, ne kemi fatin që kemi mes nesh një engjëll tokësor, studentin 20-vjeçar Andreas Alikaniotis, i cili doli pothuajse i padëmtuar nga vagoni i 2-të. Ai është një hero sepse në rrezik të jetës, me zjarrin e madh pranë tij, ai nuk e braktisi vagonin, por ia doli të thyente vetë xhamin dhe shpëtoi të paktën dhjetë moshatarë të tjerë, djem e vajza.

Në ditën e zezë të sotme, Andrea na tregoi se brezi i ri i grekëve ka dashamirësi, parime dhe moral!

Urime Andrea im bukurosh, urime prinderve qe te rriten!!!”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit