Ishte nisur drejt Gjermanisë| I mbushur plot me kanabis, kapet kamioni me targa shqiptare

Ishte nisur drejt Gjermanisë| I mbushur plot…

Një kampion me targa shqiptare është kapur në Mal të Zi nga autoritetet. Në të është konstatuar një ngarkesë e madhe me kanabisi në pikën kufitare të Bozhaj.

Sipas mediave malazeze, lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe do kalonte tranzit në Mal të Zi, me destinacion përfundimtar Gjermaninë. Deklarimi në dokumentacione ishte bërë për ‘barëra medicinalë’, por pas kontrolleve të policisë u gjet kanabisi i fshehur mes një sërë bimësh të tjera të thata. 

“Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave dhe Drejtorisë së Policisë në pikën kufitare Bozaj në një kamion me targa shqiptare, mes mallrave të tjera (barishte të thata), gjetën lëndë bimore të dyshuar si lëndë narkotike”, thanë autoritetet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit