Ishte nisur drejt Kosovës i armatosur, arrestohet 56-vjeçari në Morinë

Ishte nisur drejt Kosovës i armatosur, arrestohet…

Ditën e sotme Policia e Kosovës në pikën kufitare të Morinë, kanë ndaluar një makinë me targa shqiptare për ta kontrolluar, e cila drejtohej nga i dyshuari SH.C. (1965).

Gjatë kontrollimit të hollësishëm nga zyrtarët policor në sirtarin para ulëses së pasagjerit është gjetur një armë e tipit TT e cila kishte në karikator shtatë (7) fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Siç njofton Policia, personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Vermicë dhe është kontaktuar prokurori kujdestar për të marrë përsipër çështjen.

“Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në qendrën e ndalimit.” thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit