Ishte nisur për Poloni, avioni irlandez detyrohet të ulet në Berlin pas alarmit për bombë

Ishte nisur për Poloni, avioni irlandez detyrohet…

Një aeroplan i kompanisë “Ryanair”, i nisur nga Dublini, me destinacion Krakovian në Poloni, u detyrua të bënte një ulje emergjente të aeroportin e Berlinit pas një alarmi për bombë.

Pas verifikimeve dhe kontrolleve rezultoi se alarmi për bombë në aeroplanin me pasagjerë ishte fals.

Zëdhënësi i policisë së Berlinit, edhe pse nuk citoi arsyet e vërteta të emergjencës u shpreh se “kontrolli i bagazheve dhe avionit nuk gjeti asnjë send të rrezikshëm dhe pasagjerët u kthyen në bord për të vijuar udhëtimin e tyre në Poloni”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit