Ishte parkuar në lagjen ‘Partizani’, shpërthen në flakë ‘Audi’ në Vlorë

Ishte parkuar në lagjen ‘Partizani’, shpërthen në…

Një autmjet tip ‘Audi’ është përfshirë nga flakët rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Partizani” në Vlorë. ‘Audi’ rezulton në pronësi të shtetases me inicialet B. T.,  banuese në Vlorë, Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake dyshohet për djegie të qëllimshme pasi automjeti rezulton i lyer me lëndë djegëse.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 24.06.2021, rreth orës 03:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Audi”,  në pronësi të shtetases B. T.,  banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit