Ishte përfshirë në një sherr, 19-vjeçari shkon i gjakosur në spital

Ishte përfshirë në një sherr, 19-vjeçari shkon…

Gjatë mbrëmjes së të premtes është regjistruar një plagosje me thikë. Mësohet se një 19 vjeçar është plagozur me mjetin prerës në qytetin e Pogradecit. Dyshohet se shtetasi A. T., 19 vjeç, banues në Pogradec, se është lënduar pas një konflikti me një shtetas tjetër. 19 vjeçari , ka shkuar në spital i plagosur, teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia:

Më datë 29.10.2021, rreth orës 20:00, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. T., 19 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar gjatë një konflikti të çastit nga një shtetas tjetër. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, po punon për kapjen e tij dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit