Ishte shpallur në kërkim, pramgoset 30-vjeçari i rrezikshëm nga Fushë-Kruja

Ishte shpallur në kërkim, pramgoset 30-vjeçari i…

Policia ka arrestuar një 30-vjeçar nga Fushë-Kruja, pasi ishte shpallur në kërkim.

Gjykata e Krujës i ka dhënë masën arrest me burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin G. Ç., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit