Ishte shtruar tek “Shefqet Ndroqi”/ Babai i tre fëmijëve humb betejën me Covid-19

Ishte shtruar tek “Shefqet Ndroqi”/ Babai i…

Ditën e sotme është shënuar një tjetër humbje e madhe për arsimin dhe komunitetin e qytetit të Beratit.

Drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz ka ndërruar jetë nga koronavirusi. 58-vjeçari, Gëzim Shkoza ishte shtruar fillimisht në repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit, ndërsa pas përkeqësimit të shëndetit një javë më parë është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Tre ditët e fundit Shkoza ishte në intubim, por nuk arriti të fitonte dot betejën me virusin vdekjeprurës dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Gëzim Shkoza ishte babai i tre fëmijëve dhe jetonte në Karkanjoz ku edhe ka ushtruar prej më shumë se 30 vitesh profesionin e mësuesit, ndërkohë që 5 vitet e fundit ishte emëruar drejtor i shkollës 9-vjeçare të fshatit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit