Ishte tapë dhe i armatosur me AK47, shoferi që shkaktoi aksidentin me 2 viktima kaloi me semafor të kuq

Ishte tapë dhe i armatosur me AK47,…

Pas aksidentit të sotëm të regjistruar rreth orës 03:20 të mëngjesit në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, në dritë kanë dalë detaje të reja. Bëhet me dije se shoferi i një prej mjeteve të bërë copash, Emirjan Doko ka qenë duke qarkulluar nën efektin e alkoolit dhe ka hyrë me semafor të kuq në kryqëzim duke përplasur mjetin ku ndodheshin Luan Cenollari dhe Ali Bejo 69 vjeç.

Si pasojë e përplases së fortë, këta të fundit kanë ndërruar jetë. Ndërkohë pas kontrollit të bërë në mjetin e shoferit të papërgjegjshëm 30-vjeccar, Emirjan Doko, është gjetur nje armë zjarri pushkë 20-tëshe e tipit AK47. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit