Ishte “tapë”/ Qëlloi me armë drejt lokalit në Shkodër, pranga autorit

Ishte “tapë”/ Qëlloi me armë drejt lokalit…

Policia ka arrestuar një 31-vjeçar me iniciale K.K. pasi një natë më parë hapi zjarrdrejt një lokali në Shkodër duke rrezikuar kështu jetën e klientëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 të së premtes në lokalin në pronësi të Nikolle Dushaj.

Policia njofton se ai po konsumonte alkool brenda në lokal. Pasi është larguar ai është rikthyer sërish duke qëlluar me armë zjarri drejt lokalit. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”. Materialet në lidhje me këtë ngjarje iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, ku shtetasi K. K. qëlloi me armë zjarri, për motive të dobëta, drejt një lokali. Falë veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Shkodër u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Vihet në pranga 31-vjeçari, autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje. Në vijim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit K. K., 31 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Shtetasi K. K., pasi ka konsumuar alkool në lokal, është larguar dhe më pas është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit, duke vënë në rrezik jetën e klientëve të tjerë në lokal.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit