Ishte 'tapë' | Shoferi përplaset me shtyllën elektrike, në makinë kishte kokainë

Ishte ‘tapë’ | Shoferi përplaset me shtyllën…

Një 40 vjeçar me inicialet L.P është arrestuar në Elbasan. Ky i fundit është prangosur pasi është përplasur me shtyllën elektrike, ndërsa ka qenë në gjendje të dehur. Gjithashtu shoferi i alkoolizuar që ngiste mjetin e tij tip “Renault”, iu gjetën brenda në makinë një sasi e lëndës narkotike kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Plotë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasi, L. P., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas në lagjen “Luigj Gurakuqi” duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”, është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit