“Ishte vjehrra që u kap mat”/ Babai i nuses në Librazhd: Vajza ime u bë “kokë turku” për fajet e tyre

“Ishte vjehrra që u kap mat”/ Babai…

Kanë lënë Librazhdin për shkak të paragjykimeve dhe janë zhvendosur në Tiranë. Familja e nuses së filmuar në Librazhd 10 muaj më parë në dhomën e gjumit, e dyshuar me të dashurin e saj, kanë ikur kokë ulur vendlindja e tyre. Jetesa e tyre ishte e pamundur përshkak të presioni dhe bullizmit që kanë përjetuar. Babai i saj, Arbeni, ka rrëfyer në një intervistë se vajza u kryqëzua në mënyrë të frikshme.

Pesë anëtarët e familjes kanë krijuar një jetesë të re në Tiranë por me shumë vëshitësi. Arbeni tregon se është invalid, vajza e madhe nuk ka kaluar ende traumën e përjetuar, vajza e vogël është ën shkollë, ndërsa djali ka probleme me dëgjimin për shkak të një temprature të kaluar në lindje. Mes hallesh, ata tashmë duhet të përshtaten në një qytet shumë herë më të madh se Librazhdi.

Sot pas afro 10 muaj, i ati tregon se vajza e tij nuk ka faj. Ai pretendon se ngjarja u iskenua për të mbuluar disa veprime të pahijshme të vjehrrës, tekda e bija e tij thotë se u përdorë si “kokë turku”. Në një intervistë për Euronews, Arbeni tregon se vajzës së tij i kanë bërë padrejtësi dhe se traumat që përjetoi ajo ende nuk i kanë kaluar.

Me mbulu të vetat, se nuk ka qenë vajza ime protagoniste, por protagoniste ka qenë ish-vjehrra. Kapën atë mat me ata të vetët që ka ajo dhe ai ish-vjehrri im i famshëm, për të mbuluar gruan e vetë, futi vajzën time kokë turku. Futën një njeri të pa mbrojtur dhe thirrën gjithë fisin aty sikur ishte një kriminele kjo që nuk e mundnin dot. Djalin që ishte aty nuk e njihja, por thjesht di që ka punuar aty. Aty janë kamerat 24-orë, ju thosha hapni kamerat te fasonëria, nuk i hapën. Edhe te shtëpia ka kamera”, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit