Ishte zhdukur prej 5 ditësh, viktima që u gjet e pajetë pranë shkëmbinjve në Vlorë ishte mësuese

Ishte zhdukur prej 5 ditësh, viktima që…

Në orët e para të mëngjesit të sotëm,  pranë shkëmbinjve në zonën e Petroliferës në Vlorë, u identifikua një trup i pajetë.  Pas hetimit, viktima u identifikua si Nadire Nelaj, 72-vjeç, ndërsa ishte larguar nga banesa rreth 5 ditë më parë.

Zhdukjen e saj e bënë të ditur familjarët e të ndjerës të cilët kërkuan ndihmë për gjetjen e saj, ndërsa sot është gjetur e pajetë pranë shkëmbinjve. Nelaj, me profesion mësuese, kishte dalë nga banesa e saj në qytetin bregdetar rreth orës 07:30 të mëngjesit të 8 tetorit dhe që prej asaj dite nuk është kthyer më.

Sipas familjarëve, e moshuara 3 muajt e fundit kurohej nga ankthi. Nuk dihet ende nëse Nelaj është mbytur në det dhe trupi i saj është nxjerrë nga uji, apo i ka dhënë fund jetës pranë shkëmbinjve, por policia po vijon ende në zbardhjen e plotë të tragjedisë. Kujtojmë se e ndjera u pikas mëngjesin e sotëm nga peshkatarët e zonës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit