Ishte zhdukur prej dy ditësh, gjendet i vdekur në makinën e tij 55-vjeçari

Ishte zhdukur prej dy ditësh, gjendet i…

Policia e Ferizajt ka njoftuar se është gjetur i vdekur 55-vjeçari Naim Idrizi, i cili ishte raportuar si i zhdukur nga familja, raporton Express

Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se rasti për zhdukjen e Idrizit është raportuar mbrëmjen e së enjtes.

55-vjeçari është gjetur pa shenja jete në veturën e tij, në afërsi të fshatit Bablak të Ferizajt.

“Me datë 16.09.2021, rreth orës 21:00 në Stacionin Policor në Ferizaj është raportuar rasti “Person i zhdukur” i moshës 55 vjeçar (m/Kosovar). Sot me datën 17.09.2021 Njësitet Policore kanë ndërmarrë veprimet operative/hetimore, ku rreth orës 11:00 Policia ka pranuar informacione se një veturë me një person brenda veturës gjendet në fushat afër fshatit Bablak-Ferizaj. Të gjitha Njësitet relevante Policore, përfshirë edhe Emergjencën e Ferizajt janë paraqitur në vendin e ngjarjes, ku nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e personit në veturë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndryshe, policia bën të ditur se në bazë të hetimeve preliminare të njësive policore dhe ekipit të Mjekësisë Ligjore, nuk është vërejtur ndonjë shenjë dhune në trupin e viktimës.

Pas verifikimit të trupit të pajetë, është vërtetuar se kemi të bëjmë me personin e njëjte, i cili një ditë më herët nga anëtarët e familjes është raportuar në Polici si person i zhdukur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore të cilët e kanë tërhequr trupin e pajete, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajete është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion. Në bazë të hetimeve preliminare të Njësive Policore dhe ekipit të IML-së nuk është vërejtur ndonjë shenjë dhune në trupin e personit të pajete. Rasti mbetet të trajtohet më tutje nga Sektori i Hetimeve Rajonale të DRP-së Ferizaj”R, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, familjarët kishin kërkuar të enjten ndihmë për gjetjen e Naim Idrizit.

Vajza e tij përmes një grupi në rrjetin social Facebook, ka bërë thirrje që nëse dikush e sheh babanë e saj, të lajmërohet.

“Ka dalë nga shtëpia dje rreth orës 13:45 dhe nuk është kthyer ende. Nëse dikush e sheh ose veturën ose personin ne foto le të lajmërohet . Vetura mban targat 05-260-EC e tipit opel Meriva”, kishte shkruar vajza e Idrizit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit