Ishujt spanjollë hapin dyert, mijëra turistë gjermanë lejohen në ishujt Balearë

Ishujt spanjollë hapin dyert, mijëra turistë gjermanë…

Spanja vijon të mbetet e mbyllur, por destinacionet popullore të Majorkës dhe ishujve të tjerë Balearë mirëpritën turistët e parë. 6 mijë shtetas gjermanë u lejuan të fluturonin drejt këtyre zonave në një përpjekje për të testuar sistemin, siç bëri të ditur Ministria e Jashtme spanjolle. Në Dyseldorf të Gjermanisë, qytetarët që bëheshin gati të niseshin drejt Palma de Majorkës, ishin të ndërgjegjshëm se pushimet e këtij viti do të jenë ndryshe.

“Jemi të rregullt në Palma de Mallorca. Po sigurisht, këtë herë gjërat do të jenë ndryshe. I njohim procedurat e emigracionit dhe se si do të funksionojnë gjërat në hotel, por të shohim se si do të implementohen. Shpresojmë të mos e mbajmë maskën shumë shpesh”, u shpreh Marcel Leifholz.

“Do të jetë më qetë se zakonisht. Mendoj se hotelet do të lejohen të pranojnë 50 për qind të klientëve. Plazhi do të jetë me i qetë gjithashtu. Megjithatë kam një ndjesi të mirë se gjërat do të rregullohen”, thotë një turist.

Grupi më i madh i turizmit në botë TUI, i cili organizoi fluturimin e së hënës, tha se ishin të mirëpërgatitur dhe se hotelet do të fokusoheshin më shumë te sportet individuale në vend të atyre në grup. Kompania anglo-gjermane tha se do të shkurtonte 8 mijë vende pune e do të reduktonte 30 për qind të kostove të saj, në prag të rihapjes së turizmit evropian në muajin korrik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit